Kina po përdor kamerat që fiksojnë temperaturën e trupit në stacionet hekurudhore dhe në aeroporte, në mesin e një epidemie të një virusi të ri të ngjashëm me sarsin.
Tre persona kanë humbur jetën nga virusi duke ndezur frikën e një epidemie masive ndërkohë që me miliona njerëz në rajon kanë nisur udhëtimet për vitin e ri hënor, që shënohet në vend.
Virusi është përhapur në kine dhe ka prekur edhe vende të tjera aziatike. Mikrobi i ri coronavirus, i zbuluar së pari në qytetin e Vuhanit, ka shkaktuar alarm për shkak të ngjashmërisë me sarsin që në vitet 2002-2003 i mori jetën 650 personave në kinë dhe Hong Kong.
Vuhani ka 11 milionë banorë dhe shërben si një qendër e rëndësishme transporti veçanërisht gjatë pushimeve të vitit të ri hënor, që festohet këtë javë. Zyrtarët lokalë kanë thënë se numri total i të diagnostikuarve me virusin në kinë është 201. Por ekspertë të tjerë flasin për më shumë se 1700 vetë të prekur. Koreja e veriut raportoi të hënën rastin e parë të saj, duke u bërë kështu vendi i tretë, pas Tajlandës dhe Japonisë, që më herët kishin konfirmuar praninë e virusit kinez./Ardita Becolli/
Top Channel