Christian Eriksen është objektivi i madh i Interit këtë merkato. Danezi është në muajt e fundit të kontratës së tij tek Tottenham dhe për këtë arsye vlera e tij në treg llogaritet diku tek 20 milionë euro, shumë pak për një lojtar të kalibrit të tij.
Pikërisht në këto moment ka hyrë në lojë Interi që kërkon me çdo kusht që në këtë merkato të plotësohet dëshirat e trajnerit Antonio Conte, si edhe të shtoj entuziazmin e tifozëve me afrimin e tij.
Ka disa javë tashmë që mediat e quajnë të kryer kalimin e mesfushorit tek zikaltërit, duke shkuar më tej dhe duke u shprehur se dita e nesërme është e duhura për të zhbllokuar tentativën dhe të përfundojë gjithçka. Por lajmi më i mirë për zikaltërit vjen nga drejtori sportiv i klubit Piero Ausilio, i cili në një intervistë të dhënë për mediat italiane është shprehur se ditën e sotme klubi ka bërë një ofertë zyrtare në zyrat e Tottenham për Eriksen.
“Eriksen? Kemi prezantuar sot një ofertë zyrtare tek Tottenham, po presim një përgjigje. Do të bëjmë gjithçka është e mundur, do te provojmë shanset tona, pasi janë shumë klube që e kërkojnë një lojtar si Eriksen”.
Top Channel