Finalja e Super Bowl në National Football League, është ngjarja sportive amerikane më e ndjekur në mbarë botën teksa qindra milionë persona në mbarë botën mbërthehen para ekranit për të ndjekur atë.
Këtë vit trofeu më i lakmuar në sportet amerikane do të diskutohet nga Kansas City Chiefs dhe San Francisco 49ers një sfidë kjo që do të luhet në 2 shkurt në Hard Rock Stadium të Miamit me impiantin që e pret këtë finale për herë të 6. Përsa i përket ekipeve, Kansas City dhe San Francisco do të përballen mes tyre për herë të 14 në histori dhe bilanci për momentin flet për skuadrën kaliforniane me 7 fitore kundrejt 6 të Kansas City. për të arritur në finale, Kansas City mundi Tenesse 35-24, ndërsa San Francisco dominoi ndaj Green Bay Packers duke e mundur 37-20.
Por finalja e Super Bowl nuk është thjesht një eveniment sportiv, ajo është e lidhur edhe me botën e spektaklit teksa çdo vit emrat më të rëndësishëm të muzikës botërore argëtojnë tifozët e shumtë me muzikën e interpretuar prej tyre. Viti 2020 nuk bën përjashtim teksa në këtë eveniment do të jenë Demi Lovato, Shakira e Jennifer Lopez duke. Demi Lovato ka një detyrë më patriotike teksa do të interpretojë himnin amerikan përpara fillimit të finales së Super Bowl, diçka që konsiderohet si një nder i madh nga ana e saj.
Ndërkohë që për të bërë spektaklin në pushimit të sfidës do të mendojnë dy artistet sensuale Jennifer Lopez dhe Shakira të cilat pritet të mahnisin të gjithë tifozët në stadium dhe jo vetëm me muzikën e tyre ritmike. por finalja e Super Bowl është një eveniment që ngjall interes dhe në botën e biznesit teksa kompani të ndryshme janë gati të paguajnë mbi 5 milionë Dollarë për të reklamuar produktet e tyre me një spot 30 sekondësh që shfaqet gjatë këtij eventi.
Top Channel