E konfirmon Trajneri/ Blerja e re e Inter vjen nga Premier League

20/01/2020 21:20

Ekipi i Interit deri më tani është një nga klubet më aktive këtë merkato dimërore. Vetëm pak ditë më parë zikaltërit kanë siguruar shërbimet e ish-kapitenit të Manchester United Ashley Yong, duke i ofruar në këtë mënyrë një alternativë më shumë në repartin e krahut të djathtë teknikut Antonio Conte.

Tekniku është në kërkim të një tjetër anësori për formacionin e tij me Valentino Lazaro që është drejt largimit.

Afrimi tjetër duket se do të jetë një njohje e vjetër, Victor Moses, i cili nën drejtimin e Conte arritit që të zgjonte edhe interesin e Barcelonës, por ishte Conte që nuk e la të largohej.

Ai aktualisht luan në Turqi në radhët e Fenerbahçe, por është në pronësi të londinezëve të Chelsea. Konfirmimi që ky operacion mund të finalizohet vjen nga trajneri i Chelseat, Frank Lampard i cili ka konfirmuar që lojtari po rikthehet nga huazimi por për t’u huazuar diku tjetër.

“Bisedimet po bëhen në këto çaste, por nuk do të rikthehet në Londër tek Chelsea, jo. Ai do të huazohet diku tjetër”, tha tekniku.

Ndërkohë i pyetur edhe për sulmuesin veteran Olivier Giroud, i cili kërkohet prej kohësh nga zikaltërit anglezi nuk preferoi të flas duke mos dhënë asnjë koment, duke lënë të hapur idenë që palët janë afër një marrëveshjeje.

“Nuk kam diçka për të thënë për këtë çështje”, përfundoi fjalën e tij tekniku duke iu referuar kështu sulmuesit 33 vjeçar.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA