Zjarr në fshatin Drojë të Kurbinit, flakët përfshijnë masivin pyjor, digjen edhe disa koshere bletësh Arsimi profesional në Vlorë jo vetëm që po tërheq shumë vëmendje, por është edhe një shtyllë e rëndësishme e realizimit të punëve publike në qytet.
Dekori i festave, përfshirë atë të fundvitit, Shën Valentinin, Ditën e Verës, prej tre vitesh realizohet nga duart e nxënësve të sektorit mekanik dhe elektrik.
Emirian Ibrushin e gjetëm duke punuar në torno, pjesë të rrethimit të klubit Flamurtari. Ai tregon se në qytet ka gjurmë të punëve të tyre dhe kjo u jep shumë kënaqësi.
Por nxënësit e kësaj shkolle kanë ambicie që punët e tyre të jenë pjesë e kompeticioneve të rëndësishme. Një motoçikletë e vitit 1958 është duke u restauruar nga duart e Nikollaq Elmazaj. Ai thotë se kjo vepër do të jetë pjesë e një panairi motoçikletash epoke, ku më herët shkolla ka fituar çmim të parë.
Për drejtorin e këtij institucioni, Gentjan Boci, kjo është forma më efikase për të ushtruar praktikat profesionale. Duke theksuar se puna e vazhdueshme në institucion ka sjellë bashkëpunim të frytshëm edhe me biznesin, ku janë duke ushtruar praktikat profesionale 60% e nxënësve nga viti dytë në të katërtin.
Shkolla industriale “Pavarësia” ofron 5 drejtime studimesh, mekanik i përgjithshëm, hidrualik, elektroteknik, riparues mjetesh transporti, IT-i dhe ka aktualisht 700 nxënës.
Top Channel