Divizioni i dytë në futbollin turk regjistroi një nga momentet më surrealiste që është parë ndonjëherë në fushën e futbollit që nga hyrja në fuqi e normativës së re për pozicionin e portierit në momentin e ekzekutimit të një penalltie.
Portieri i Usakspor, Ersin Aydin u ndëshkua me karton të kuq në minutën e 90 pasi priti 2 herë një penallti të përsëritur dhe në të dyja rastet Aydin e kishte kaluar vijën e portës duke detyruar arbitrin që në të dyja rastet t’i japë karton të verdhë që u shndërruan në të kuq.
Pas disa minutash të tensionuara dhe me protesta nga ana e lojtarëve të Usakspor, mbrojtësi Aktug mori detyrën të vihet në portë duke qenë se trajneri i kësaj skuadre i kishte kryer të gjitha zëvendësimet dhe mbrojtësi bëri mrekullinë duke u shndërruar në një portier të vërtetë teksa e priti këtë penallti sigurisht pa e kaluar vijën e portës për të mos rrezikuar fitoren e skuadrës së tij në këtë fund të çmendur të ndeshjes.
Madness in the Turkish second tier ?
Usakspor keeper Ersin Aydin saves a 90th min pen ?
But he’s booked for coming off his line ?
Pen retaken… saved! ?
He’s booked again for leaving his line! Sent off! ?
Defender Levent Aktug goes in goal… ?
Saved yet again! ? pic.twitter.com/GAWQLSFiGU
— Goal (@goal) January 20, 2020
Top Channel