
23/02 22:38
Portieri i Manchester United, Sergio Romero u bë protagonist i një aksidenti teksa përplasi me një barrierë të rrugës, makinën e tij luksoze, Lamborghini me vlerë prej 170 mijë Paund.
Gjithçka ndodhi këtë të hënë me futbollistin që ishte duke shkuar në qendrën stërvitore të Manchester United në Carrington.
Makina luksoze e futbollistit u shkatërrua gjë që duket edhe në fotot dhe videon e publikuara në rrjetet sociale, por Romero nuk pati pasoja nga ky aksident gjë që u konfirmua edhe nga vetë Manchester United. për më tepër, portieri arriti të bashkohej me skuadrën në Carrington për të zhvilluar stërvitjen e zakonshme
Top Channel