Tiranë, konflikt pronësi/ Qëllon në drejtim të kushëririt me pistoletë

19/01/2020 12:13

Një sherr ka ndodhur në Valias, Kashar midis dy kushërinjve për shkaqe pronësi, dhe njëri nga ata ka qëlluar në drejtim të tjetrit me pistoletë manovër.

Policia ka shkuar sapo ka marrë njoftimin dhe ka arrestuar shtetasin Z.B

Tiranë/Informacion Paraprak

Rreth orës 10:32, në vendin e quajtur “Valias”, Kashar, gjatë një konflikti për motive pronësie shtetasi E. B ka qëlluar me pistoletë manovër në drejtim të kushëririt të tij shtetasit Z. B.

Me marrjen e njoftimit nga shtetasi Z. B,  shërbimet e policisë, të Komisariatit nr 6 kanë shkuar menjëherë në vendngjarje.

Si rezultat  i veprimeve të shpejta kanë  arritur të kapin dhe të shoqërojnë në Komisariat për veprime të mëtejshme hetimore shtetasin E. B.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua arma pistoletë manovër, me të cilën shtetasi E. B ka kryer qitjen.

Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e mëtejshëm të rrethanave të ngjarjes.

Top Channel