Besimtarët ortodoksë në rusi janë zhytur në ujërat e akullt gjatë festimeve të epifanisë në Moskë, sipas kalendarit të vjetër të Justinianit.
Rituali tradicional kërkon nxjerrjen e kryqeve nga lumenjtë dhe liqenet. Moti zakonisht është ekstremisht i ftohtë në këtë ditë feste, por dimri i ngrohtë i këtij viti në rusi, e ka privuar Moskën nga bora.
Çdo vit është acar në këtë ditë të vitit. Sivjet është ngrohtë. Por sidoqoftë e ndjen freskinë dhe lehtësimin në shpirt pasi zhytesh në ujë
Tani, temperatura është minus 3 gradë celcius, nuk është ftohtë siç ishte vjet. Mbaj mend që vjet jemi zhytur në ujë në temperaturën – 19 gradë celcius.
Jo vetëm besimtarët në rusi, por edhe në vende të tjera të Europës lindore, kanë kryer të njëjtin ritual në atë që konsiderohet një nga festat më të rëndësishme në kalendarin ortodoks Kristian. E festuar në 19 janar, Epifania nderon pagëzimin e Jezusit në lumin Jordan. Për të shënuar eventin, besimtarët zhyten në ujin e akullt, tre herë radhazi, për të nderuar trinitetin e shenjtë. Besohet se tradita i sjell shëndet të mirë besimtarëve dhe i pastron ata nga mëkatet. Besimtarët besojnë se të gjithë ujërat bëhen të shenjtë në Epifani. Disa mendojnë edhe se uji i akullt mund të sjellë të mira për shëndetin e tyre.
Top Channel