Ilustrim

Policia e Lezhës ka dalë në një deklaratë zyrtare në lidhje me zjarrin që ka rënë në makinën e një punonjësi në burgun e Reçit.

Fillimisht u raportua se dyshohej për zjarrvënie të qëllimshme për shkak të detyrës, por më vonë është konstatuar se zjarri ka qenë për shkaqe teknike.

Lezhë

Në orët e para të dites së sotme, në parkim pranë banesës së shtetasit N.P.,41 vjeç, banues në Lezhë,me detyrë punonjës Policie në I.E.V.P në Reç, Shkodër është djegur mjeti tip “Benz” në pronësi të tij.

Nga hetimet paraprake  rezulton së zjarri ka rënë për shkaqe teknike të mjetit.

Materialet proceduriale u  referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lezhë për vlerësim.

Top Channel