SHARE TWEET SHARE EMAIL KOMENTEDownload WordPress Themes and plugins.Free Download Nulled WordPress Themes and plugins.
Pas fazës përgatitore në Ohër, klubi i Vllaznisë është kthyer në Shkodër dhe po bën përgatitjet e fundit në prag të ndeshjes me Flamurtarin të martën pasdite, që do të jetë edhe i pari takim zyrtar për vitin 2020.
Shkodranët kanë bërë paraqitje të mira në pjesën e parë të sezonit, duke grumbulluar 23 pikë në 17 ndeshje, ndërsa janë shfaqur si një skuadër shumë solide në mbrojtje, por që vuan në gjetjen e golave.
Pikërisht në repartin e avancuar u përqendrua edh merkatoja e klubit shkodran gjatë këtij muaji, teksa pas sulmuesit nga Maqedonia Veriore, Simeon Hristov, sot u prezantua zyrtarisht edhe moldavi Eugen Sidorenco.
Ky i fundit luan si mesfushor i avancuar dhe ka një eksperiencë të gjerë edhe në kombëtaren e vendit të tij, ndërsa pas fazës përgatitore në Ohër, ka bindur stafin dhe drejtuesit, dhe sot është prezantuar zyrtarisht në klubin shkodran.
Me këta të dy, por edhe Likën, Shtubinën e Zogajn, që mbajtën peshën e repartit të avancuar në pjesën e parë të sezonit, Vllaznia synon të shënojë shumë më tepër gola dhe të tentojë një vend në zonën europiane të renditjes.Supersport/Digitalb
Top Channel