
03/03 21:14
Fortuna Düsseldorf është mposhtur sot nga Werder Bremen, me rezultat minimal 0-1.
Në ndeshjen e zhvilluar në kuadër të Bundesligës, Bremeni pati dominim në fushë, transmeton KosovaPress.
Goli i vetëm i takimit u shënua pas një goditje të lirë që e ekzekutoi mjeshtërisht Rashica, dhe topin me kokë e qëlloi Florian Kastenmeier (67’). Rashica pati edhe disa raste të mira, vlen të veçohet ai me kohë, ku goditjen e tij e ndali portieri kundërshtar.
Kjo fitore është shumë e madhe për Bermenin, pasi rrezikon rënien nga Bundesliga. Pas kësaj fitoreje Werder Bremen radhitet në pozitën e 16-të me 17-të.
Rezultatet e të gjitha ndeshjeve të zhvilluara sot në Bundesligë:
Top Channel