Një burrë hedh në gjyq Pornhub-in! Videot me filma për të rritur nuk kanë titra

18/01/2020 13:41

Një burrë ka hedhur në gjyq site-n e prodhimit të filmave për të rritur, Pornhub, sepse sipas tij, njerëzit që nuk dëgjojnë apo që kanë probleme me dëgjimin, nuk i shijojnë si duhet videot e ngarkuara.

Yaroslav Suris thotë se mungesa e titrave dhunon të drejtat e tij, duke qenë se ka të pamundur ta kuptojë dialogun mes personazheve.

Po kështu shton se ai dhe të tjerët si ai, janë të gatshëm të paguajnë për abonimin premium të Pornhub, por s’e bëjnë sepse videot nuk ofrojnë titra. Ai po padit Pornhub që të jenë më gjithëpërfshirës dhe të përfshijnë titra. Po kështu, Suris kërkon edhe dëmshpërblim.

Zëvendëspresidenti i Pornhub, Corey Price tha për TMZ se Yaroslav Suris po padit Pornhub sepse sipas tij, nuk u mundësohen kushtet e nevojshme atyre që nuk dëgjojnë dhe që kanë probleme me dëgjimin për të parë videot në fjalë.

“Zakonisht nuk prononcohemi për padi aktive, por gjetëm momentin për të qartësuar se kemi një kategori me video të titruara.”

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA