“Më tha se nuk më donte më”/ 31-vjeçari vret të dashurën dhe e rrëfen në transmetim direkt

18/01/2020 08:57

Përgjatë një trasmetimi direkt në CNN-News18, një shtetas indian dekalroi se ka vrarë të dashurën e tij natën e ndërrimit të viteve.

“Kam bërë një gabim”, tha 31-vjeçari Maninder Singh, i cili u arrestua menjëherë pas rrëfimit nga policia e Chandigar, në Punjab.

Singh ishte në liri me kusht pas një dënimi të mëparshëm, po për vrasje, në vitin 2010. Sarabjit Kaur, e dashura e tij ishte 27 vjeçe dhe punonte si infermire në një spital privat.

E ndjera u mbyt në një dhomë hoteli, në një kohë kur çifti kishte planifikuar që të martohej.

Singh, i cili që nga momenti i krimit ishte shpallur në kërkim si i dyshuari i vetëm, u paraqit në studion e televizionit dhe kërkoi që të rrëfente live se kishte vrarë Sarabjit, pasi ajo i kishte thënë se nuk e donte më dhe se kishte në plan që të ndaheshin.

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA