Verë e gjatë me temperatura të larta, vjeshtë pa reshje shiu dhe tashmë gjysma e dimrit pa borë. A po i kanoset vendit rreziku i thatësisë dhe të mbetemi pa ujë për pije.

Për herë të parë këtë janar burimi më i madh i ujit për pije Rashçja, për shkak të hyrjes së dobët të ujërave nuk mundet t’i përmbush nevojat e shkupjanëve dhe po shfrytëzohen rezervat e puseve ndihmëse.
Për fat të keq ky është janari i parë që ne po shfrytëzojmë burimet ndihmëse tw ujit, pra përveç burimit të Rashçes, ne tani kohë pas kohe po shfrytëzojmë edhe një nga puset që nuk është normale për këtë periudhë të vitit. Pra nuk i kemi shfrytëzuar më parë. Shkupi vërtetë po ballafaqohet me vit të thatë, E tillë ishte edhe vjeshta qw çoi në rënien e rezervave të ujit, prandaj për t’i plotësuar nevojat e qytetit ne kemi nisur të shfrytëzojmë burimet rezerve të ujit- deklaroi ZORAN BOZHINOVSKI, DREJTOR I KONTROLLIT SANITAR.

Bozhinovski paralajmëron qytetarët se uji po bëhet resurs i kufizuar që duhet të gjithë të kujdesemi dhe ta shfrytëzojmë racionalisht.

Ne nuk mundemi në pafundësi ta keqpërdorim ujin sepse këto janë sasitë që keni. E tani, sa do jemi ne racional, aq edhe do t’i plotësojmë nevojat tona me ujë. Vlerësoj e është momenti i fundit që njerëzit seriozisht të kenë kujdes se si e shfrytëzojnë ujin- tha ZORAN BOZHINOVSKI, DREJTOR I KONTROLLIT SANITAR.
Për ndryshimet alarmuese flasin edhe parashikimet e Entit të hidrometeorologjisë për muajin dhjetor, janar dhe shkurt.

Enti Hidrometeorologjik

“Në dhjetor të vitit 2019 sasia e të reshurave nuk i arriti vlerat mesatare. Në janar ende ka gjasa të tejkalojë mesataren, por mundësitë janë të mëdha që të reshurat të jenë në kuadër të mesatares. Në shkurt sa i takon reshjeve, pritjet janë që vetëm në pjesët lindore të tejkalohet mesatarja, ndërsa në pjesët perëndimore ato do të jenë nën mesataren”.

Ndikimi i ndryshimeve klimatike është temë diskutimi në mbarë botën. Ajo që parashikohet për Maqedoninë, sipas të gjitha planeve kombëtare të përgatitura deri tani për ndryshimet klimatike, është se edhe më tej stina e verës do të jetë gjithnjë e më e nxehtë, do ketë sa më pak shi dhe dimër të butë me shumë pak borë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA