Luftë bandash/ Presidenti i Guatemalës: Do ndjekim pa mëshirë, 24 orë në ditë, të gjithë kriminelët

18/01/2020 09:56

Të premten, presidenti i ri i Guatemalës, Alejandro Giammattei deklaroi një gjendje vigjilence në dy komuna pranë qytetit të Guatemalës ku ka ndodhur përplasje bandash, duke i mëshuar premtimit të tij për t’iu përgjigjur ashpër krimit.

Tre ditë pas marrjes së detyrës, Giammattei dha urdhrin për caktimin e disa kufizimeve civile për komunat e Mixco dhe San Juan Sacatepequez në perëndim dhe veriperëndim të kryeqytetit.

“Nga sot e tutje, ne do të ndjekim pa mëshirë, 24 orë në ditë, të gjithë kriminelët që na kanë patur nën këmbët e tyre,” tha ai.

Giammattei u zotua të paraqesë një ligj që përcaktonte bandat e rrugës si grupe terroriste.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA