Emrat e shqiptarëve që policia britanike në verilindje të Anglisë kërkon të hetoje jane Qazim Marku, 23 vjeç dhe Eugert Merizaj 28.

Sipas BBC, policia i kërkon ata në lidhje me vdekjen e Hemëand Ali Hussain, 30-vjeçarit që ka shërbyer si snjaperist me ushtrine kurde, në luftën kundër Shtetit Islamik.

Kryeinspektorja dedektive Sarah Robinson i bën apel, përmes medias britanike, opionionit që të ndihmojë me informacione për lokalizimin e këtyre dy personave në kërkim, me paralajmerimin per të mos iu afruar atyre.

Ndërkohë katër persona të tjerë janë paditur për vdekjen e snajperistit  kurd, tre prej të cilëve shqiptarë, nga emrat, të cilët i kanë mohuar akuzat për vrasje. Nderkohe qe Policia e Clevelandit ka publikura edhe fotografitë e dy personave të tjerë për identifikimin e tyre. Viktima, babai i dy fëmijëve, ka shërbyer me forcat ushtarake Peshemerga të koalicionit anti-ISIS në Irakun e e Veriut dhe njihej si një snajperist i  zoti.

Procesi gjyqësor ndaj të pandehurve për vdekjen e ish-snajperistit kurd, pritet të fillojë me 25 shkurt, dhe ende nuk dihen motivet e kësaj vdekjeje.

Top Channel