Jose Murinho deklaroi dje se Christian Eriksen do të zbresë në fushë në ndeshjen ndaj Watfordit dhe se Interi nuk ka bërë akoma një ofertë zyrtare ndaj Tottenhamit, por mediat italiane raportojnë se zikaltrit janë gati për sulmin final.

Burime pranë klubit milanez raportojnë se Marotta e Ausilio po përgatitin një ofertë që nuk mund të refuzohet nga Daniel Levy, pasi shpresojnë që të vënë në dispozicion të Contes fantazistin brenda javës së ardhshme.

Momentalisht Interi është ndalur në një ofertë prej 13 milionë eurosh, ndërsa Tottenhami kërkon 20, megjithatë kalimi i ditëve mund të bëjë që bosi i londinezëve të ulë pretendimet për të mos e humbur danezin me parametra zero në qershor.

Pikërisht për këtë arsye, Marotta ka programuar që t’u prezantojë anglezëve një ofertë prej 17 milionë eurosh në fillim të javës, që sipas pritshmërive, do të pranohet nga Tottenham dhe Eriksen do të marrë rrugën për në Milano.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA