Hapi zjarr ndaj RENEA-s/ Detaje të reja për krimin e Jonuzit
18/01/2020 18:46
Detaje të reja kanë ardhur për krimin e Xhevahir Jonuzit, i cili hapi zjarr ndaj forcave të Policisë duke rrezikuar jetën e tyre, por mbeti i plagosur gjatë shkëmbimit proporcional të zjarrit.
Burime për Top Channel bëjnë me dije se Jonuzi ka qëlluar në drejtim të policisë katër herë dhe nga ana tjetër, policia i është kundërpërgjigjur me dy plumba, njëri prej tyre e ka goditur në këmbë. Pistoleta e sekuestruar ka qenë e tipit TT.
47-vjeçari, Xhevahir Jonuzi, cilësohej si një ndër 8 personat më të rrezikshëm të Vlorës. Mësohet se ai fshihej në fshatin “Hoshtimë”, Vlorë, në banesën e tij.
Top Channel