Raporti i ​Frontex: Migracioni në BE në nivelin më të ulët që prej 2013

18/01/2020 05:38

Rreth 139000 emigrantë janë regjistruar në BE në 2019, niveli më i ulët që prej vitit 2013, ndërkohë që kthimet drejt vendeve të origjinës janë në rritje, theksoi sot agjencia evropiane e kontrollit kufitar “Frontex”.

“Rënia e numrit të të mbërriturve në kufijtë e jashtëm, që ka rënë me 92% në raport me kulmin e 2015, është regjistruar kryesisht në rënie në rrugët migratore të Mesdheut Qendror dhe Perëndimor”, theksoi Fabrice Leggeri, drejtor i Frontex, në një konferencë shtypi në Bruksel.

Ndërkohë që, Mesdheu Lindor (Greqi, Bullgari, Qipro) ka regjistruar një rritje të kalimeve me 46% në raport me vitin 2018 duke arritur në 82 000.

“E njëjta tendencë është vërejtur në kufijtë e Kroacisë dhe Hungarisë”, sipas një bilanci paraprak.

Pjesa më e madhe e emigrantëve që marrin këto rrugë të Mesdheut Qendror dhe Ballkanit Perëndimor janë afganë dhe sirianë. Afganët mbajnë vendin e parë të atyre që mbërrijnë në Bashkimin Evropian./KosovaPress.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA