Gjatë një debati të organizuar nga Lëvizja Ndryshe, që kishte të bëjë me mbrojtjen e votës shqiptare, profesori Arbër Çeliku tha se askush nuk mori guximin që të pastrohet lista zgjedhore nga 200 mijë votuesit inekzistente në shtet, dhe se shqiptarët nuk janë 25 përqind por 34-40 përqind në Maqedoninë e Veriut.

“200 mijë votues fantom në këtë shtet që askush nuk mori guxim që të pastrohet lista zgjedhore, sepse po bëhet një manipulim i skajshëm. Duke pasur edhe proporcionin e popullsisë në vend, që shqiptarët kushdo që thotë se janë 25.4 % zyrtarisht, unë jam i bindur se 35-40 për qind shqiptarë e përfaqësojnë këtë shtet”, deklaroi profesori Arbër Çeliku. Alisetar Ramadani përfaqësues i diasporës, tha se subjektet politike shqiptare duhet të bashkohen, dhe jo të flasin në emër të kombit tek sa janë të ndarë. “Faktori politik shqiptar duhet të bashkohet se nuk mundet asnjë subjekt politik, asnjë të flasë në emër të kombit. Ata për të folur në emër të kombit duhet të jenë bashkë. Ata duhet të vendosin bashkë bile pjesë e saj të jetë edhe diaspora, rinia”, pohoi Alistar Ramadani. Arbër Kadriu nga Platforma rinore shqiptare, tha se vota shqiptare vlen shumë, dhe se për këtë partitë maqedonase grinden mes vete se kush do ta marrë. “Ajo që dua të them para jush është se vota shqiptare është me vlerë, është një votë e cila sjell vendimmarrje. Është votë në të cilën maqedonasit mes vete hasen se kush cili do të marrë atë votë”, tha Arbër Kadriu nga Platforma Rinore Shqiptare. Organizatori i debatit dhe kryetari i Lëvizjes Ndryshe, Valon Bela tha se shqiptarët mos të shohin shpëtim tek partitë maqedonase. “Partitë politike duhet të zhvillojnë një kulturë politike, që në mënyrë edhe skena politike të bëhet edhe më atraktive për vetë qytetarin, mos ta shohë shpëtimin tek partitë maqedonase të cilët janë vënë në gjah pas votës shqiptare. 2016 duhet të jetë si shembull i gabimit historik ku kanë votuar parti politike maqedonase”, deklaroi Valon Bela. Debatin e organizoi Lëvizja Ndryshe, ku qytetarët patën rastin të diskutojnë me profesorët dhe përfaqësuesit tjerë për votën shqiptare./TV21 Maqedoni e Veriut

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA