Mbrëmjen e djeshme kinematografia shqiptare është tronditur nga lajmi i hidhur se aktori legjendar Xhevdet Ferri ndërroi jetë në moshën 59 vjeçare, duke humbur betejën me një sëmundje të rëndë.

Në një intervistë për emisionin “Shqipëria LIVE”, Raimonda Bulku, e cila e ka konsideruar “Xhodën” si një nga ata miq të mirë e të matur të saj, e pyetur nga gazetarja Sidorela Gjoni se cili mund të kishte qenë pengu i tij, aktorja është shprehur:

“Vetëm disa muaj përjetoi momentet më të lumtura të të qenurit gjysh. Them se ky do të ishte meraku i tij, ta kishte parë më shumë mbesën e vogël,”.

Top Channel