Nga 12 ndërtesat me vlerë 1 lek në Lushnjë te tenderët me shkelje në Durrës/ Çfarë zbuloi KLSH në 17 bashki, miliona lekë dëm dhe shkelje me fondet
Në emisionin “Fshatrat e Shqipërisë” me moderatore Ilnisa Agollin më 11 janar ishte një temë mjaft e ndjeshme “Derviciani, fshati që refuzon shqipen”.
Derviciani ndodhet në zonën e Dropullit në Gjirokastër dhe ngjall jo pak interes për t’u vizituar.
E çuditshme është se aty hasesh me vështirësi të mëdha komunikative edhe pse je në tokë shqiptare. Banorët njohin të dyja gjuhet, por shqipen e refuzojnë.
Pikërisht kjo kronikë ka ngjallur debate në Greqi ku Star News ka bërë një kronikë kundër gazetares, madje disa media kanë kërkuar që ajo të shpallet “non grata” në vendin fqinj.
Fshatrat e Shqipërisë është një emision i cili publikohet në kanalin zyrtar të Top Channel në Youtube dhe jepet në Top News.
https://www.facebook.com/PSHQD/videos/487909665462403/?modal=admin_todo_tour
Top Channel