PSG insiston, gati rinovimi me Luis Enrique deri në vitin 2030 Sikur të mos mjaftonin problemet në mbarëvajtjen sportive të skuadrës së Luftëtarit, për gjirokastritë ka mbërritur dhe një penalizim nga FIFA për merkaton e dimrit, për shkak të mos shlyerjes së detyrimit ndaj brazilianit Mark Aurelio.
“Me 99% kemi arritur një marrëveshje me lojtarin, por edhe nëse nuk ja dalim do të tentojmë të vazhdojmë kampionatin me lojtarët që kemi”, shprehet Artur Dade.
Aktualisht Luftëtari është në vendin e parafundit me 11 pikë pas 17 javësh dhe 10 pikë larg vendit të tretë nga fundi që është sërish një zonë jo e sigurtë për qëndrimin në kategori, por drejtuesit e skuadrës gjirokastrite flasin ndryshe përtej çfarë thotë tabela e renditjes.
“As e diskutojmë mbijetesën, kemi bere merkato te mire”, shton ai më tej.
Ndërsa trajneri i ri i skuadrës Gjirokastrite, Nikolin Coclli është më me këmbë në tokë sa i përket objektivëve real sportiv.
Top Channel