Izraeli arreston 5 shtetas finlandezë, mes tyre një deputete

17/01/2020 11:36

Deputetja finlandeze Anna Kontula dhe 4 aktivistë humanitarë finlandezë u arrestuan nën pretendimet për tentim të kalimit të gardhit që ndan Izraelin nga Gaza

Policia izraelite ka arrestuar pesë shtetas finlandezë, përfshirë një deputete të këtij vendi të Evropës.

Deputetja finlandeze Anna Kontula dhe katër aktivistë humanitarë finlandezë u arrestuan nën pretendimet për tentim të kalimit të gardhit që ndan Izraelin nga pjesa e bllokuar palestineze e Gazës.

Gazeta izraelite “Haaretz” raporton se aktivistët finlandezë kanë tentuar të kalojnë gardhin në shenjë proteste për krizën e madhe humanitare në Gaza.

“Ne presim që të gjithë vizitorët dhe veçanërisht zyrtarët publikë, të zbatojnë ligjet e Izraelit”, tha Ministriai zraelite e Punëve të Jashtme.

Ambasada finlandeze në Izrael nuk pranoi të komentojë incidentin duke thënë se aktiviteti i Anne Kontula ishte i karakterit privat dhe jo zyrtar.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA