Ekaterina 19 vjeç, ka arritur të shesë virgjërinë e saj këtë javë për shifrën e 1.2 milionë eurove.
Kjo shifër “e çmendur” u ofrua nga një biznesmen gjerman 58-vjeçar, i cili njëkohësisht ka shprehur hapur edhe dëshirën për t’u martuar me të. 19-vjeçarja kontaktoi disa muaj me parë agjencinë e njohur onilne “Cinderella Escors”, ku tha se dëshironte që të nxirrte në shitje virgjërinë. Në letrën e dërguar në momentin e aplikimit ajo ishte regjistruar me origjinë nga qyteti Kharkiv në Ukrainën verilindore, ndërsa aktualisht jeton dhe banon në Shtetet e Bashkuara.
Në drejtim të vajzës vërshuan një mori ofertash, por fituesja u shpall ajo e biznesmenit 58-vjeçar nga Mynih-u, i cili është pronari i një rrjeti qendrash fitnesi në të gjithë Evropën.
Shuma e 1.2 milionë eurove ishte shifra më e lartë e ofruar për të. Ndërkohë oferta e dytë më e majme erdhi nga një avokat nga New York, i cili ofroi 1 milion euro, ndërsa oferta e tretë erdhi nga një këngëtar nga Tokio, i cili u nda në shifrën e 800.000 mijë eurove. Ekaterina ka shpjeguar më herët se nga paratë e përfituara nga shitja e virgjërisë do të bëjë udhëtime të shumta dhe një jetë luksi.
Top Channel