Zelensky i thotë ‘jo’ zgjedhjeve: Drejt kutive të votimit vetëm nëse arrihet armëpushim
Kryeministri ukrainas Oleksiy Honcharuk të Premten, 17 Janar, njoftoi dorëheqjen.
Honcharuk theksoi se ai kishte ardhur në këtë post për të realizuar programin e presidentit pasi ai është “një model i hapjes dhe i mirësjelljes”.
“Sidoqoftë, për të hequr çdo dyshim në lidhje me respektin dhe besimin tonë tek presidenti, unë shkrova një letër dorëheqjeje dhe ia paraqita presidentit i cili mund ta paraqesë atë në parlament”, ka shkruar ai në Facebook.
Kryeministri përmendi edhe regjistrimet audio të publikuara së fundmi.
Ditët e fundit, të gjithë ju keni qenë dëshmitarë të ngjarjeve që shpalosen rreth dosjeve të rrjedhura të mbledhura nga fragmente të regjistrimeve të mbledhjeve të qeverisë.
Përmbajtja e tyre krijon artificialisht përshtypjen se ekipi im dhe unë nuk e respektojmë presidentin, i cili është udhëheqësi ynë politik”, shtoi ai.
Zyra e Presidentit tha se Volodymyr Zelensky do të shqyrtojë letrën e dorëheqjes. Vendimi do të shpallet veçmas.
Top Channel