Braziliani Ronaldinjo ishte një prej futbollistëve më të dashur deri kur vari këpucët në gozhdë, por edhe problemet e tij financiare e ato me drejtësinë (së fundmi) nuk e kanë zbehur afeksionin e tifozëve.
Ikona e Selesaos, dhuroi klas në fushat e lojës, dhe në revistën Panenka zbuloi edhe disa nga detajet e karrierës impresionuese.
“Ishim një grup lojtarësh që po përjetonim formë të mirë te Barcelona dhe arritëm të ndryshonim historinë. Që në ditën e parë ishin mijëra tifozë që më prisnin në stadium dhe Rajkard ishte trajneri më i mirë me të cilin kamp punuar. Dinte sesi funksiononte loja, pasi kishte qenë vetë në nivelet më të larta. Më dha liri në fushë pavarësisht kërkesave taktike. Ishte bukur të shikoja dhe rritjen e Lionel Mesit, pasi mësuam shumë bashkë. Ai është një njeri i qetë dhe asnjëherë nuk futet në probleme”, tregon Ronaldinho, ish-futbollist.
Ronaldinjo vlerësoi gjithashtu gjeneratën e artë kur luante me fanellën e Milanit.
“Kishim një ekip të mrekullueshëm. Në fushë Kaka’, Pirlo, Beckham, Seedorf, Ibrahimovic, Thiago Silva, Gattuso, Maldini. Edhe mua më dukej si një seleksion i më të mirëve të botës në atë kohë.
Braziliani Ronaldinjo e mbylli karrierën e tij në vendlindje, kur arriti të fitojë një trofe prestigjioz si Kupa Libertadores me Atlético Mineiro.
Top Channel