Tensione mes Trump dhe BE për Groenlandën, presidenti amerikan: Përqendrohuni te Rusia dhe Ukraina, jo te ishulli arktik Ushtria izraelite pretendon se sulmet ajrore janë kryer si përgjigje ndaj lëshimit të balonave të zjarrit nga Gaza në Izrael
Avionët luftarakë izraelitë kanë shënjestruar pozicione që i takojnë Brigadës Ezzedine al-Qassam në pjesën veriore dhe perëndimore të Rripit të Gazës nën okupim, raporton Anadolu Agency (AA).
Sipas burimeve nga terreni, disa pozicione të krahut ushtarak të Hamasit u goditën nga raketat e lançuara nga avionët luftarakë dhe nga helikopterët izraelitë.
Ushtria izraelite në një kumtesë tha se helikopterët izraelitë kanë shënjestruar infrastrukturën nëntokësore në rajon që i përket Hamasit.
Në kumtesë thuhet se sulmi është kryer si përgjigje ndaj balonave të zjarrit nga Gaza në Izrael.
Nuk është raportuar për viktima.
Top Channel