Ole Gunnar Solskjaer u paraqit para medieve të premten për të folur për përballjen e madhe të fundjavës me Liverpoolin, skuadrën që ende nuk ka pësuar humbje në Premier League.
Në këtë konferencë për shtyp, trajneri norvegjez ka konfirmuar largimin e “Djajve të Kuq”, Ashley Young, tek Interi në Serinë A:
“Ai do të jetë 35 vjeç në korrik dhe, nëse i ofrohet dy vjet kontratë, mendoj se është në të drejtën e tij për të shfrytëzuar rastin.”
Young do të jetë lojtari i tretë që do të “braktisë” Manchesterin për Milanon, pas emërimit të Antonio Conte trajneri i zikaltërve. Më parë preferuan të luanin nën urdhrat e Contes Romelu Lukaku (i transferuar në gusht për rreth 80 milionë euro) dhe kiliani Alexis Sánchez (i huazuar në ditën e fundit të merkatos së verës së kaluar) .
Më largimin e Ashley Young, në shtëpinë e “Djajve të Kuq” duhet të vendosin për emrin e ri që do të jetë kapiten i parë. “Babyface” zbuloi se këtë rol tashmë do ta marrë Harry Maguire. Qendërmbrojtësi anglez mbërriti verën e kaluar në “Old Trafford” si mbrojtësi më i shtrenjtë në histori. Ish-futbollisti i Leicester City-t e ka mbajtur 12 herë këtë sezon shiritin e kapitenit.
“Harry ka mbajtur në krah shiritin në këto ndeshjet e fundit dhe do të vazhdojë ta bëjë këtë tani e tutje,” – konfirmoi Solskjaer.
Top Channel