Pas ndërprejeve të reshjeve të dëborës, Bulqiza është pushtuar nga mjegulla prej 4 ditësh.

Mjegulla e dendur ka sjellë vështirësi në qarkullimin e automjeteve, duke shkaktuar edhe aksidente, fatmirësisht pa pasoja në njerëz.

Më problematike mbeten akset Bulqizë-Peshkopi, Bulqizë Burrel si dhe Qafë e Buallit-Krastë dhe Qafë e Buallit-Zona D ku përveç mjegullës ka ngrica.

Drejtuesit e automjeteve shprehen se qarkulllimi është mjaft i rrezikshëm sidomos në mëngjes ku temperaturat janë të ulëta.

Policia e Bulqizës bën thirrje drejtuesve të automjeteve të mos lëvizin me shpejtësi të madhe pasi në shumë segmente rrugore ka ngrica që nuk dallohen me sy të lirë.

Top Channel