Pas kërkesave nga qeveria e Trump, Maduro miraton fluturim për riatdhesimin e emigrantëve nga SHBA-ja 02/12 18:46
Pasagjerët e aeroportit të Miamit janë bërë dëshmitarë të një ngjarjeje të pazakontë.
Një grua është parë në ambientet e aeroportit krejtësisht e zhveshur, teksa i hedh të brendshmet e saj në dysheme. Në pamjet e publikuara nga mediat e huaja shihet e reja duke ecur zbathur në afërsi të zonës ku dorëzohen bagazhet e udhëtarëve.
Teksa ishte duke ecur, papritur gruaja fillon duke u zhveshur në sy të udhëtarëve të tjerë. Në video dëgjohet edhe zëri i një gruaje që këndon, por nuk dihet saktësisht nëse është ajo duke e kryer këtë veprim.
Sipas mediave, gruaja u dërgua në ambientet e paraburgimit nga policia lokale, por nuk do të përballet me akuza, sepse dyshohet se ajo vuante nga probleme psikologjike.
Top Channel