Një shpërndarës drogash është arrestuar nga policia ndërsa janë sekuestruar disa dhjetëra doza heroinë, peshore elektronike, një sasi parash të dyshuara të përfituara nga shitja e lëndës narkotike, telefona celular që i përdorte për të komunikuar me klientët dhe sende të tjera.

Sipas informacioneve, ky shtetas, i cili rezulton të jetë dënuar dhe më parë, mbante një sasi të konsiderueshme lënde narkotike të llojit heroinë, në banesën e tij. Bazuar mbi këto informacione është organizuar dhe finalizuar operacioni për goditjen e veprimtarisë se kundërligjshme të shtetasit M. Z. Gjatë kontrollit fizik të ushtruar, shtetasit M. Z. i janë gjetur në xhepin e xhupit disa doza me lëndë narkotike, e llojit heroinë. Gjatë kontrollit të kryer shtetasit K. T. i është gjetur në xhepin e xhupit 1 dozë me lëndë narkotike e llojit heroinë.

Njoftim/ Tiranë

Finalizohet një tjetër operacion për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve.

Operacioni “SUPPLIER”, zhvilluar nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve vë në pranga një shpërndarës të drogave të forta, kryesisht heroinë.

Sekuestrohen dhjetëra doza heroinë, peshore elektronike, një sasi parash të dyshuara të përfituara nga shitja e lëndës narkotike, telefona celular që i përdorte për të komunikuar me klientët dhe sende të tjera.

Seksioni për Hetimin e Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, në vijim të punës për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e shpërndarjes së drogave të forta në doza të vogla, bazuar dhe mbi informacionet e marra në rrugë operative, ka finalizuar me sukses operacionin e koduar “SUPPLIER”, në kuadër të të cilit u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit:

M. Z., 32 vjeç, lindur në Tiranë, i dënuar më parë.

Si dhe u procedua në gjendje të lirë shtetasi K. T., 32 vjeç, banues në Tiranë.

Nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve në DVP Tiranë ishin siguruar informacione në rrugë operative se shtetasi M. Z. merrej me shitjen e lendes narkotike të llojit heroinë, në zonën e sheshit Willson”, në rrugët “Grigor Heba” dhe “Margarita Tutulani”.

Sipas informacioneve, ky shtetas mbante një sasi të konsiderueshme lënde narkotike të llojit heroinë, në banesën e tij. Bazuar mbi këto informacione është organizuar dhe finalizuar operacioni për goditjen e veprimtarisë se kundërligjshme të shtetasit M. Z. Gjatë kontrollit fizik të ushtruar, shtetasit M. Z. i janë gjetur në xhepin e xhupit disa doza me lëndë narkotike, e llojit heroinë. Gjatë kontrollit të kryer shtetasit K. T. i është gjetur në xhepin e xhupit 1 dozë me lëndë narkotike e llojit heroinë.

Në vijim është kryer kontroll në banesën e shtetasit M. Z., në rrugën “Gregor Heba”, Tiranë dhe si rezultat janë gjetur dhjetëra doza me heroinë, me peshë totale 44.5 gr., një peshore elektronike, një shumë parash e dyshuar e përfituar nga shtija e lëndë narkotike, aparate celular që i përdorte për të komunikuar me klientët dhe sende të tjera.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme hetimore, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Top Channel