Partia Demokratike vijon të nxjerrë emra kryebashkiakësh që sipas tyre janë të dënuar më parë dhe që kanë marrë mandatin në kundërshtim me ligjin e dekriminalizimit.
Sekretari i përgjithshëm i PD-së Gazment Bardhi tha sot para mediave se Partia Demokratike i ka kërkuar sot zyrtarisht Prokurorisë së Përgjithshme verifikimin e të kaluarës kriminale të kryebashkiakut të Matit, ish-gardistit Agron Malaj. Ky është kryebashkiaku i pestë i denoncuar nga PD pas 30 qershorit.
“Sot PD i ka kërkuar zyrtarisht prokurorisë verifikimin e të kaluarës kriminale të Edi Ramës së Matit. Agron Malaj i dënuar me vendim gjyqësor të formës së prerë për armëmbajtje pa leje dhe i ndalohet kandidimi përjetë për një funksion publik.
PD i kërkon Prokurorisë së Përgjithshme dhe më pas KQZ të veprojë pa asnjë vonesë për administrimin e vendimit zyrtar të gjykatës së Matit dhe heqjen e mandatit për kreun e bashkisë së Matit Agron Malaj”, tha Bardhi.
http://top-channel.tv/wp-content/uploads/2020/01/1-vendim-denimi-Agron-Malaj.pdf
Top Channel