Lëvizja e rrallë e Papës/ Cakton menaxheren e parë grua në Sekretariat

16/01/2020 19:01

Në një lëvizje të paprecendentë, Papa Françesku caktoi një avokate italiane në një pozicion drejtues në zyrën më të rëndësishme të Vatikanit, sekretariatin shtetëror.

Është hera e parë që një grua merr një post të tillë në Selinë e Shenjtë. 66-vjeçarja Francesca Di Giovanni, do të jetë zëvendëssekretare për çështjet multilaterale, një rol që e ngarkon me përgjegjësinë të drejtojë dikasterin e koordinimit të marrëdhënieve të Vatikanit me OKB-në dhe organizata të tjera ndërqeveritare.

Papa argjentinas ka kërkuar me kohë që grave t’u jepen role më të mëdha vendimmarrëse në Selinë e Shenjtë dhe në Kishën katolike në përgjithësi. Për Di Giovanin, ky vendim në vetvete dëshmon vëmendjen,që Françesku i kushton rëndësi vlerësimit të femrës.

Ajo u pajtua plotësisht me qëndrimin e tij se gratë kanë disa aftësi të caktuara si paqeruajtëse, ndërmjetësuese shëruese.

“ Shpresoj që edhe vetë fakti që jam grua mund të reflektojë pozitivitet për këtë detyrë, pavarësisht nëse disa zotësi të caktuara i gjen po kaq mirë edhe kolegët e mi meshkuj”, u shpreh ajo.

Ka disa gra të tjera në zyrat e Vatikanit, duke përfshirë nënsekretaren e kongregacionit të Vatikanit për urdhrat fetarë dhe dy nënsekretare në zyrën për laicizmin.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA