Edicionet informative në Top Channel vazhdojnë të jenë më të ndjekurit nga shikuesit.
Prej kohësh përmes informacioneve të shpejta, të sakta dhe të thelluara, Top Channel është kthyer në burimin kryesor dhe me prestigjioz të informimit të të gjithëve në Shqipëri, në hapësirën mbarëshqiptare dhe kudo tjetër në botë ku shqiptarët jetojnë.
Dëbimi i dy diplomatëve iranianë , arrestimet në Tiranë për tërmetin, lirimi i Endrit Dokles të dënuarit me burgim të përjetshëm, apo marrëveshja e PS-PD-LSI për reformën zgjedhore ishin disa nga lajmet e edicionit informativ të orës 15:00 ditën e djeshme, që ishte edhe me i ndjekuri.
Top Channel është i pranishëm me kamerat dhe gazetarët e tij në të gjitha ngjarjet më të rëndësishme të vendit dhe në botë, me edicionet e tij informative.
Top Channel