Një shpërthim bombule gazi ka ndodhur mëngjesin e sotëm në një byrektore në Yzberisht, ku mësohet se kanë mbetur 3 persona të plagosur.

Tiranë/Informacion Paraprak

Rreth orës 07:25 në rrugën “3 dëshmorët” në një pikë që tregton prodhime brumi, ka shpërthyer një bombol gazi ku si pasojë është lënduar  lehtë shtetasja K.S, bashkëpronarja e biznesit,  si dhe dy punonjëset  A. M dhe M. P.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje ku po vijon punën për sqarimin e mëtejshëm të rrethanave të ngjarjes.

Top Channel