Ndonëse ka pranuar të ulë përfaqësuesit e tij në një tavolinë me Damian Gjiknurin për reformën zgjedhore, Lulzim Basha vijon të akuzojë deputetin socialist për shit-blerjen e votave.

Në konferencën për shtyp të zhvilluar sot, Basha theksoi se “teza që u legjetimua Damian Gjiknuri ka dalë drejtpërdrejtë nga Edi Rama”.

Kreu i Partisë Demokratike tha se nuk ka për të patur amnisti për Gjiknurin dhe se synon ta nxjerrë përpara drejtësisë.

“Nuk ka për të patur amnisti as për Damian Gjiknurin, as për Ymer Lalën. Dërgimi aty ku e kanë vendin është prioritet i PD. Këta janë të gjithë ushtarë të Edi Ramës. Stigmatizimi i procesit të reformës zgjedhore nuk është gjë tjetër vetëm rënie pre e kësaj propagande”, tha Basha.

I pyetur nëse Basha e ka rigjetur besimin te Edi Rama pas mashtrimit që ai pretendon se iu bë me marrëveshjen e 2017-s, kryeopozitari tha se “nuk ka asnjë paralele” midis ngjarjeve.

  Djegia e mandateve, Basha: Kishim për qëllim të ndërgjegjësonim Perëndimin

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA