Teqja drejt riaftësimit të plotë, Rron Broja nën urdhrat e Sormanit

15/01/2020 10:28

Partizani ka vijuar intensivisht përgatitjet në Turqi, ku ndodhet prej 10 ditësh për minifazën e janarit. Në buletinin informativ, klubi i kuq thekson portieri Aldo Teqja (shpëtoi mrekullisht pas rënies nga kati i gjashtë në Komunën e Parisit) po stërvitet rregullisht në Antalia, çka do të thotë që po rifiton formën sportive, për të qenë një alternativë e besueshme për kampionët në fuqi gjatë pjesës së dytë të sezonit.

Trajneri Sormani e ka patur grupin të plotë, pasi nën urdhrat e stafit teknik është vënë edhe mesfushori Rron Broja, i cili vjen pas grumbullimit me përfaqësuesen e Kosovës për ndeshjen miqësore me Suedinë.

Partizani ka zhvilluar deri tani vetëm një miqësore në tokën turke, atë ndaj Trabzonsporit, të humbur me rezultat minimal, ndërsa këtë të mërkurë të kuqtë do të matin forcat me Honved të Budapestit, takim që do të nisë në orën 15:00.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA