Ai nuk është një favorit i turmave në stadiume, por një futbollist që imponon respekt, dhe një mbrojtës me karakter brenda e jashtë fushës.
Mërgim Mavraj ishte protagonist në reportazhin e fundit të “Nordbayern” ku rrëfeu shumë mbi karrierën e tij, mbi vendimin për të përfaqësuar Shqipërinë në arenën ndërkombëtare dhe fenë pa të cilën nuk e koncepton dot jetën.
Gjiganti i prapavijës kuqezi, ishte pjesë e kombëtares gjermane për moshat 20 dhe 21 vjeç, para se të zgjidhte Shqipërinë për të luajtur.
“Shqiptarët u zemëruan shumë kur luaja me Gjermaninë. Unë ua jepja pasaportën shqiptare autoriteteve, por ata nuk donin ta pranonin. Tani paraqitja në fushë është e mirë dhe çdo gjë tjetër është dytësore”, thotë Mërgim Mavraj.
I lindur nga prindër nga Kosova në Hanau, Mërgim Mavraj në moshën 33 vjeç ka kaluar shumë në fusha, që nga Kupa UEFA me Bohumin e deri nga braktisja e Bundesligës me Grijter Fyrt.
“Si futbollist tashmë jam mësuar por është pak e trishtueshme sepse nëse luan mirë, njerëzit të japin shumë dashuri. Është e kundërta nëse nuk ndodh kështu, dhe njerëzit madje nuk e kuptojnë që është dashuri me kushte. Te Grijter Fyrth nuk kam ardhur për të përfunduar karrierën edhe pse më ka mbetur pak kohë”, shton ai.
Mbrojtësi Mërgim Mavraj është zëvendësuar tashmë nga Elseid Hysaj në rolin e kapitenit të përfaqësueses. Futbollisti kuqezi ka shtuar gjithashtu se është lodhur nga udhëtimet e shumta, por vetëm një destinacion nuk do të refuzonte, Mekën në Arabinë Saudite për shkak të besimit të tij fetar, aty ku ka qenë 3 herë por nuk do të hiqte dorë edhe nëse do të ishte hera e 100.
Top Channel