Propozohet presidentja e re e Greqisë, Ekaterini Sakellaropoulou

15/01/2020 21:24
Ekaterini Sakellaropoulou

Kryeministri grek Kyriuakos Mitsiotakis gjatë një mesazhi televiziv pasditen e së mërkurës ka propozuar për postin e Presidentit të Republikës së Greqisë zonjën Ekaterini Sakellaropoulou.

Dy muaj para se te mbaroje mandati i presidentit te sotshem Prokopis Pavlopoulos , z.Mitsotakis ben nje levizje te befasishme duke propozuar per here te pare per kete post ne historine e Greqise , nje grua.

Kyriakos Mitsotakis tha se: Termi qytetar eshte i gjinise mashkullore, por demokracia, Greqia dhe progresi jane gjini femerore. Dhe ky fakt na fton te bejme nje hap te madh. Vleresoj se eshte momenti qe vendi yne te kete ne postin me te larte nje greke te denje. Propozoj pra per President te Republikes ,kreun e Keshillit te Shtetit znj. Ekaterini Sakelaropulu.

Zonja Sakellaropoulou është Presidente e Këshillit të Shtetit, gjykates me te larte te vendit e propozuar ne kete post madje nga partia opozitare Syriza, kur ajo ishte ne pushtet.

Procedura e zgjedhjes se presidentit grek kalon nga parlamenti ku kandidati duhet te marre ne votimin e pare dhe te dyte te pakten 200 vota, ne votimin e trete 180 dhe ne te fundit te pakten 151 vota nga 300 deputetet e parlamentit.Ne rast te kundert do te kemi shperndarjen e tij dhe zgjedhje te parakoheshme.

Por kandidatura ne fjale sipas analisteve thuhet se do te perqendroje votat e duhura qe ne votimin e pare. Gjithesesi priten ne ditet e ardheshme pozicionimet e partive te tjera dhe kandidatet e tyre. Votimi ne parlament dhe zgjedhja e presidentit te ri do te zhvillohen ne ditet e para te marsit. Aleksander Marku

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA