Gazetarët në fjalë, në orët e para të ditës janë dërguar nga policia në një vend të panjohur
Policia egjiptiane ka bastisur Zyrën e Anadolu Agency (AA) në Kajro, ka arrestuar 4 punonjës përfshirë 1 shtetas turk dhe i ka dërguar në një vend të panjohur.
Zyrtarët e lartë turq dënojnë bastisjen e autoriteteve të Egjiptit ndaj zyrës së AA-së
CPJ kërkon lirimin e menjëhershëm të punonjësve të AA-së të arrestuar në Egjipt
MPJ e Turqisë dënon fuqishëm bastisjen në Zyrën e AA-së në Kajro
SHBA thirrje Egjiptit të lirojë gazetarët e arrestuar të AA-së
Ekipet e policisë pasi kanë mbërritur në Zyrën e AA-së dje rreth orës 16:00, mbyllën kamerat e sigurisë dhe ndërprenë lidhjen e internetit.
Pas kontrolleve të kryera deri në orët e mëngjesit forcat e sigurisë konfiskuan pasaportat, celularët dhe kompjuterët e punonjësve dhe penguan kontaktet e tyre me jasht
Arsyeja e bastisjes nuk është njoftuar
Sipas gazetarit të AA-së, mësohet se ekipet që kanë kryer bastisjen kanë refuzuar t‘i japin informacion lidhur me arsyen e bastisjes avokatit të AA-së i cili ka mbërritur në zyrë pas ngjarjes.
Më pas theksohet se policët kanë nxjerrë jashtë avokatin dhe kanë vazhduar kontrollin e tyre brenda zyrës.
Gazetarët janë dërguar në një vend të panjohur
Ekipet e policisë pasi lanë të lirë në mesnatë një gazetare egjiptiane punonjëse në Zyrën e AA-së, njoftohet se i kanë mbajtur të bllokuar në zyrë deri në orët e para të mëngjesit 4 persona përfshirë 1 shtetas turk.
Gazetarët në fjalë, në orët e para të ditës janë dërguar nga policia në një vend të panjohur.
Në mesin e të arrestuarve krahas përgjegjësit për çështjet financiare dhe administrative të Zyrës së AA-së në Kajro, Hilmi Balcı ndodhen edhe shtetasit egjiptianë Huseyin el Kabbani, Huseyin el Abbas si dhe punonjësi i Fondacionit për Studime Politike, Ekonomike dhe Sociale (SETA) Abdelselam Muhammed.
I ngarkuari me punë i Turqisë në Egjipt, Kemalettin Eruygur ka bërë të gjitha përpjekjet e nevojshme në Ministrinë e Jashtme të Egjiptit dhe është duke ndjekur çështjen nga afër që nga fillimi.
Ndërkohë bëhet e ditur se edhe Ministria e Jashtme e Turqisë ka bërë përpjekjet e nevojshme nëpërmjet Ambasadës së Egjiptit në Ankara.
Autoritetet egjiptiane nuk japin përgjigje për ngjarjen
Avokatët e AA-së dhe të Ambasadës së Turqisë në Kajro kanë kërkuar informacion nga autoritetet e Egjiptit lidhur me arsyen e arrestimit të gazetarëve dhe lidhur me vendin ku ata janë dërguar. Por, nuk kanë mundur të marrin ndonjë përgjigje nga autoritetet egjiptiane.
Drejtori i përgjithshëm i AA-së, Kazancı: “Autoritetet egjiptiane duhet të lirojnë menjëherë punonjësit e AA-së”
Në një deklaratë lidhur me çështjen Drejtori i Përgjithshëm i AA-së, Şenol Kazancı ka theksuar se është i papranueshëm ky qëndrim i forcave të policisë egjiptiane kundër shtypit. “Autoritetet egjiptiane duhet të lirojnë menjëherë punonjësit e AA-së”, ka deklaruar Kazancı.
Kazancı gjithashtu ka thënë se AA e cila është një markë globale në gazetari, do të ndjekë nga afër këtë çështje dhe se do të mbajë në rendin e shtypit ndërkombëtar çështjen deri në lirimin e punonjësve.
Ministria e Jashtme e Turqisë dënoi bastisjen në Zyrën e Anadolu Agency (AA) në Kajro nga forcat egjiptiane të sigurisë dhe arrestimin e disa punonjësve.
“Bastisja e Zyrës së AA-së në Kajro dje nga ana e forcave të sigurisë së Egjiptit dhe arrestimi i punonjësve pa arsyetim, është një veprim ngacmimi dhe dekurajimi ndaj medias turke dhe e dënojmë fuqishëm këtë akt”, thuhet në njoftimin e ministrisë turke.
“Në këtë qëndrim të pamatur ka gisht edhe shpërfillja e shteteve perëndimore, që duken sikur të ndjeshme ndaj lirisë së shtypit, ndaj shkeljeve të Egjiptit”, thuhet më tej.
“Nga autoritetet egjiptiane presim që menjëherë të lirojnë punonjësit e arrestuar të AA-së, prej të cilëve njëri është shtetasi ynë”, tha MPJ e Turqisë.
I ngarkuari me punë i Egjiptit në Ankara thirret në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Turqisë për shkak të arrestimit të punonjësve të Anadolu Agency (AA) në Zyrën e Kajros.
Sipas informacionit të marrë nga burimet diplomatike, të ngarkuarit me punë të Egjiptit në Ankara i thirrur në Ministrinë e Jashtme i është përcjellë reagimi i Turqisë në lidhje me arrestimin e punonjësve të AA-së në Zyrën e Kajros.
Marrëdhëniet diplomatike mes Turqisë dhe Egjiptit që nga viti 2013 janë duke u zhvilluar në nivel të të ngarkuarve me punë.
Departamenti Amerikan i Shtetit: I bëjmë thirrje qeverisë egjiptiane të lirojë gazetarët e arrestuar (punonjësit e AA) dhe të lejojnë median e lirë.
Top Channel