Lumë tifozësh në Serie A/ Priten 10 milionë persona në stadiume

15/01/2020 15:53

Kampionati Italian i futbollit synon të kalojë një finish të rëndësishëm në aspektin e tërheqjes së tifozëve në stadium, një statistikë që nuk kalohet prej plot 3 dekadash.

Duke mbajtur trendin aktual të tifozëve në shkallët e impianteve dhe me numrat e fundit të prezantuar, Seria A në sezonin 2019/2020 mund të ulë siparin me më shumë se 10 milionë spektatorë në total.

Java e 19 regjistroi një rekord prezencash këtë sezon me 311.740 njerëz që u ulën në shkallët e stadiumeve në Apenine, me një mesatare prej më shumë se 31 mijë tifozësh në çdo ndeshje. Inter-Atalanta ishte ndeshja që tërhoqi më shumë shikues pasi në impiantin San Siro ishin 70.042 njerëz prezentë, mjaftueshëm për të lënë pas krahëve sfidën kryesore mes Romës dhe Juventus që solli në stadiumin Olimpico 60.513 tifozë.

Tani me këtë ritëm, seria A mund të kalojë numrin e prezencës së vendosur para 29 vjetësh. Asokohe në fundin e sezonit 1991/1992 kur në kampionatin italian militonin emra të njohur, u numëruan rreth 10 milionë e gjysmë bileta të shitura.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA