Formacioni i dekadës/ “France football” zgjedh 11 më të mirët

15/01/2020 15:50

Paris Sën Zhermen sapo ka mbyllur një nga dekadat më të suksesshme në historinë e klubit, me plot 6 tituj kampion në futbollin francez.

Por ndërsa parizienët ëndërrojnë se shpenzimet pa kufi dhe blerja e lojtarëve më të njohur do ti sjellë Ligën e kampioneve, revista “France Football” ka përzgjedhur 11 më të mirët në një formacion virtual të 10 viteve të fundit.
Surpriza më e madhe është lënia jashtë e brazilianit Neymar. Blerja rekord e klubit transalpin, një shpenzim 22 milionë Euro, nuk ka vend. Neymar nuk është mes yjeve dhe kjo për shkak të shifrave të regjistruara me fanellën e kampionëve të Francës.

Në portë është zgjedhur Sirigu’ që luajti me klubin për 5 vjet dhe siguroi vijën fatale pavarësisht konkurrencës. Mbrojtja e Paris Sën Zhermenit totalisht braziliane me Tiago Silva që është kthyer thuajse në një institucion edhe në skuadrën aktuale, ndërsa mes më të mirëve ka vend edhe për Markinjos dhe Maksuell. Mesfusha më e mirë e dekadës te PSG është një miks fizike dhe teknike me Tiago Mota, Verrati, Matuidi’dhe Di Maria.

Ndërkohë në repartin ofensiv janë zgjedhur Kavani, Ibrahimovic dhe Kilian Mbape’ si sulmuesit më të mirë të 10 viteve që lamë pas në Parkun e Princërve.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA