Elton Sefa

Një i ri shqiptarë është ekstraduar nga Shqipëria për në Angli i akuzuar për vrasje në vitin 2018.

Top Channel ka mësuar se, Elton Sefa me pranga në duar ka mbërritur në aeroportin Gatëick për tu përballuar me drejtësinë angleze për vrasjen e britanikut  John Woodward në zonën Camden të Londrës.

Në 17 prill 2018 Sefa goditi në kokë me sende të forta John Ëoodëard tek sa punonim bashkë në riparimin e  catie në zonën Pressman Mastermelts building në Hatton Garden, EC1.

Elton Sefa pas vrasjea për ti shpëtuar drejtësisë u larguar nga shteti ishull për në Shqipëri nga ku u prangos.

Pas nënshkrimit të marrëveshjes së  ndërsjelltë për estradimet mes Shqipërisë, Elton Sefa është shtetasi i dytë që ekstradohet drejt Anglisë.

Po ashtu Top Channel ka mësuar se është arrestuar në Shqipëri për t’u ekstraduar në Angli Erando Troksi, për të cilin gjykata e Apelit Tiranë pak ditë më parë ka miratuar ekstradimin pasi sipas urdhërit ndërkombëtar ardhur nga Britania e Madhe ai duhet të përballet me akuzat si i dyshuar në shitjen dhe trafikim të 31 kg Kokainë.

Viktima John Woodward

Top Channel