Dëbimi i diplomatëve nga Shqipëria/ Liderja e opozitës iraniane: Masë e guximshme në luftën kundër terrorizmit

15/01/2020 21:31

Liderja e opozitës iraniane, Maryam Rajavi, ka përshëndetur vendimin e qeverisë për të dëbuar nga Shqipëria dy diplomatë iranianë.

“Dëbimi nga qeveria e Shqipërisë e dy diplomatëve të regjimit iranian është një masë e guximshme dhe e admirueshme në luftën kundër terrorizmit dhe sigurimin e sigurisë së njerëzve të Shqipërisë dhe refugjatëve iranianë“, shkruan ajo në twitter.

Siç Top Channel raporti më herët diplomatët janë urdhëruar të largohen nga Shqipëria brenda 72 orësh për shkak se përbëjnë rrezik serioz për Shqipërinë.

Burime tejet të rezervuara i thanë Top Channel se këta persona ishin në lidhje të drejtpërdrejtë e ish shefit suprem të trupave Quds, gjeneralit Sulejmanit, i vrarë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Mësohet se shërbimet sekrete dhe shërbimi inteligjent shqiptar edhe më ndihmën e vendeve aleateve ka siguruar të dhëna për njohurinë e tyre edhe mbi planin sekret për rrafshimin e Ambasadës Amerikane në Bagdad, në një sulm të organizuat nga Sulejmani, që mesa duket konfirmon vërtetësinë e shqetësimit që çoi në vrasjen e Sulejmanit!

  Ekskluzive/ Dëbohen dy diplomatët iranianë, pjesë e grupit që do sulmonte ambasadën e SHBA në Irak

Top Channel