23/12 21:18
Sipas mediave franceze dhe më konkretisht gazetës prestigjoze L’Equipe, Edinson Cavani nuk dëshiron të presë deri në verë për t’u larguar nga Paris Saint Germain por u ka kërkuar drejtuesve të kampionëve të Francës ta lënë të lirë që në këtë merkato dimri.
Uruguaiani kërkohet me ngulm nga Atletico Madrid, me Diego Simeonen që e dëshiron me çdo kusht te Los Colchoneros për t’i dhënë çelësat e repartit të avancuar, por edhe pse është në skadencë kontrate me PSG.
Klubi francez kurrësesi nuk kërkon ta lërë të lirë, pasi këta të fundit kërkojnë të përfitojnë sa më shumë nga shitja e 33-vjeçarit amerikano-jugor në merkaton e janarit.
Top Channel