Aksident fatal në aksin Korçë-Ersekë, makina përplas për vdekje fëmijën
Policia ka arrestuar në flagrancë një 25 vjeçar për shkak se vendoste baste sportive online.
Në pranga ka rënë H. Xh., 25 vjeç, banues në fshatin Barç, Korçë.
Arrestimi i tij u bë pasi, gjatë kontrollit që shërbimet e Policisë kanë ushtruar në lokalin në përdorim të tij në fshatin Barç, iu gjet e sekuestrua në cilësinë e provës materiale një telefon celular tip “Samsung Galaxy A6”, i cili përdorej nga ky shtetas, për vendosjen e basteve sportive.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës të Shkallës së Parë Korçë për veprat penale “Organizimi i lotarive të palejuara”, “Vënia në dispozicion e lokaleve për lojëra të palejuara” dhe “Fshehja e të ardhurave”.

Top Channel