Ju kujtojmë se mes tyre u arrit një marrëveshje e pjesshme në dhjetor, e konsideruar si një hap para në normalizimin e marrëdhënieve tregtare.
Sipas paktit, Uashingtoni ra dakord të anulojë disa tarifa të reja dhe të zvogëlojë të tjerat, dhe Kina tha se do të blinte më shumë produkte bujqësorë në SHBA. Po kështu, marrëveshja përfshin disa reforma në politikat e Kinës për pronësinë intelektuale dhe transferimin e teknologjisë.
Lufta tregtare në mes të të dyja shteteve ka shqetësuar shumë liderët botërorë dhe bizneset, që kanë përmendur mundësitë e ndikimit të këtyre mosmarrëveshjeve në tregun global. Presidenti amerikan, Donald Trump pati arsyetuar vendosjen e tarifave në mallrat kineze me, siç ka thënë ai, praktikat e padrejta tregtare të këtij shteti ndaj SHBA-së.