Të shkruarit gabim të gjuhës shqipe vihet re në Shqipëri gjithandej ashtu siç vihen re edhe fjalët e huaja. Sapo futesh në kufirin shqiptar i takon të dyja këto fenomene." /> Të shkruarit gabim të gjuhës shqipe vihet re në Shqipëri gjithandej ashtu siç vihen re edhe fjalët e huaja. Sapo futesh në kufirin shqiptar i takon të dyja këto fenomene.">

Të shkruarit gabim të gjuhës shqipe vihet re në Shqipëri gjithandej ashtu siç vihen re edhe fjalët e huaja. Sapo futesh në kufirin shqiptar i takon të dyja këto fenomene.

Së pari në tabelën që thotë: “mirë se vini në Shqipëri”, fjalët janë shkruar së bashku. Sipas drejtshkrimit ato duhen shkruar veç e veç. Kjo ndodh në të gjitha pikat doganore.

Së dyti gjuha shqipe nuk respektohet kur vulosen pasaportat e atyre që kalojnë doganën.

Por nuk janë vetëm tabelat në pikat kufitare të shkruara gabim. Edhe në shkollat tona, atje ku është djepi i dijes bëhen gabime trashanike. Tabelat “mirë se erdhët nënës të dashur” shkruhet gabim. Fjalët bashkohen. Më absurd është emri i një shkolle 9 – vjeçare në Tiranë. Në ballë të godinës lexon: “shkolla Sabahudin Gabrani”. Ndërsa tek pllaka në hyrje të oborrit lexon: “Sabaudin Gabrani”. I mungon shkronja “h”. gjithashtu shkolla 9 – vjeçare duhej të ishte shkruar me një vizë në mes. Ky gabim vihet re edhe në shkolla të tjera.

Edhe në hapësirat publike të qyteteve tona gjuha standarde shtrembërohet gjithandej. Bashkia e Tiranës tek rrethimet me xham që ka vendosur tek Pazari i Ri, këtë fjalë e ka shkruar të gjithën bashkë. Pra pazari i ri në një fjalë të vetme. Por jo vetëm tek xhamat. Ky emër vendi, është shkruar në këtë mënyrë edhe tek tabelat zyrtare të Bashkisë. Por nuk është ky i vetmi problem. Në hyrje të tregut të peshkut dhe mishit, bashkia ka vendosur fjalën “MARKATA”. Kjo fjalë nuk është shqip.

Një gabim tjetër e bashkisë Tiranë vihet re tek tabelat e parkimit me pagesë në rrugët e qytetit. Aty lexohet “Parking me pagesë”. Gjysma e fjalisë anglisht dhe gjysma shqip. Sot qeveritarët mbrojtjen e gjuhës e kanë lënë në harresë të plotë.

Top Channel